Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se presin zbatim normal të reciprocitetit nga data 1 shtator, derisa ai duhej të niste nga data 1 gusht.
Kështu tha gjatë konferencës për media derisa u pyet nga gazetarët për këtë temë.
Kusari-Lila tha ka pasur koordinim në mes të presidencës e qeverisë me SHBA-të.
“Parashohim që të fillojë zbatimi normal. Siç e dini ka qenë koordinimi normal i Qeverisë, Presidencës, Komisionit Evropian dhe SHBA-ve, që për shkak të një fushate të madhe dezinformuese nga shteti i Serbisë dhe nga grupe këtu nbë terren, prej strukturave paralele deri te grupet kriminale në veri të vendit, dezinformata në raport me zbatimin e vendimit për targat dhe reciprocitetin për dokumentet të fillojë ashtu siç kishte filluar në një vendkalim kufitar në Merdarë me 1 gusht pa probleme në process, i cili tashmë e ka edhe mbështetjen ndërkombëtare”, tha ajo.