Filmi Red Notice i vitit 2021, me Dwayne Johnson dhe Ryan Reynolds, u regjistrua si filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, transmeton Kosova Post.
Netflix, platforma e shikimit të filmave në internet, njoftoi se u thye rekordi për shikueshmërin e filmit për vitin 2018, Bird Box, i cili është filmi më i ndjekuri ndonjëherë, me 282 milionë orë shikime.
Sipas deklaratës së platformës, Red Notice, i cili ka arritur në 328.8 milionë orë shikime që kur u shfaq drejtpërdrejt në 12 nëntor 2021, u bë filmi më i ndjekur i Netflix.
Thuhet se gjysma e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën e kanë parë deri më tani filmin Red Notice dhe u nënvizua se filmi e theu këtë rekord në vetëm 18 ditë. Filmi Bird Box me Sandra Bullock ishte në gjendje të thyente këtë rekord brenda 4 javësh. Red Notice u shfaq gjithashtu në kinema javën e kaluar./KosovaPost/.