Sipas raportit të Vlerësimit të Metanit Global, i përgatitur nga Koalicioni i Klimës dhe Ajrit të Pastër (CCAC) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), ulja e emetimeve të metanit, i shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, dallohet si një nga strategjitë më efektive në luftën me ndryshimin e klimës, transmeton Kosova Post.
Duke mbështetur politikat ekzistuese të këtij konteksti me objektivat e zhvillimit, emetimet e metanit mund të ulen me 45 për qind deri në vitin 2030. Kjo ulje është e barabartë në total me 180 milionë tonë emetime të metanit.
Nëse realizohet kjo, ngrohja globale do të ulet me 0,3 gradë deri në vitin 2045 dhe kështu mund të parandalohen 255 mijë vdekje të parakohshme që mund të shkaktohen nga emetimi i metanit.
Sipas llogaritjes në raport, çdo 1 milion ton emisione metani të reduktuara mund të parandalojnë në vit 1.430 vdekje të parakohshme.
Me uljen e emetimeve të metanit, mund të parandalohen 775 mijë sëmundje të astmës dhe 73 miliardë orë pune e humbur për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë.
Nga ana tjetër, me zgjidhjet ekzistuese deri në vitin 2030 mund të zvogëlohen me 30 për qind edhe rrjedhjet e metanit që vijnë vetëm nga sektori i naftës dhe gazit.
Me qëllim pakësimin e emetimit të metanit, fenomen që ka një rëndësi të madhe në kufizimin e ngrohjes globale me 1,5 gradë, duhet që qeveritë, agjencitë rregullatore dhe investitorët t’i realizojnë objektivat e tyre në një mënyrë konkrete.trt