Vedat Muriqi vazhdon të jetë me valixhe në dorë, sepse Lazio kërkon që ta shesë dhe me paratë e fituara të bëjë ndonjë përforcim në skuadër.
Gjatë javëve të fundit për sulmuesin kosovar kanë shfaqur interes skuadra angleze, ruse dhe franceze.
Sipas “Corriere dello Sport”, ish-sulmuesi i Fenerbahces ka refuzuar ofertën e St. Etienne. Klubi francez i ka ofruar rreth 9 milion euro Lazios dhe 1 milion në vit lojtarit. I prerë ka qenë refuzimi i Muriqit, që në Romë fiton 2.2 milion euro në sezon.
Merkatoja e janarit po mbaron dhe e ardhmja e sulmuesit vazhdon të mbetet e paqartë. Ndërkohë Tare ka çuar Vavro tek FC Copenaghen.