Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, së bashku me zv/kryeministren, njëherësh edhe ministre e jashtme, Donika Gërvalla dhe zv/ministren e jashtme, Liza Gashi kanë zhvilluar takime diplomatike dhe bashkëbisedim me bashkatdhetarë në Nju-Jork, Waterbury dhe Bostonit, përcjell KosovaPost.
Reka ka shkruar në “Facebook” se ishte një javë e mbushur me takime diplomatike dhe bashkëbisedime me bashkatdhetarët e Nju Jorkut, Waterbury dhe Bostonit.
“Në OKB me nënsekretaren e përgjithshme Pramila Patten; me Lordin Tariq Ahmad i dërguar special i kryeministrit britanik; me US Ambasador – at – Large Geeta Rao Gupta; përfaqësim të Republikës së Kosovës në Konferencën e International Alliance on PSVI dhe debat në universitetin e Harvardit”, ka shkruar Reka.