Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesen e përhershme të Guyanas në OKB.
“Nga takimi miqësor me ambasadoren, Carolyn Rodrigues Birkett, përfaqësuese e përhershme e Guyana në OKB, ku u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale”, ka shkruar Reka në “Facebook”.