Në 24 orët e fundit Serbia shënon edhe një rekord të ri të rasteve të reja të infektimit me covid-19. Sipas raporteve zyrtare nga 18,233 teste të kryera, prej tyre pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 4,398 në 24 orët e fundit, transmeton Kosova Post.
Ndërkohë që raportet zyrtare tregojnë se brenda një dite janë regjistruar 40 viktima për shkak të infektimit me koronavirus. Në oksigjeno-terapi janë 271 pacientë.