Lionel Messi ishte protagonist mbrëmë në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germain kundër Manchester City.
Messi shënoi kundër Manchester City golin e tij të parë në fanellën e PSG.
Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për PSG, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 kundër skuadrave angleze.