Revolja me të cilën u vra Ivanoviq

Revolja me të cilën u vra Ivanoviq

Në raportin fillestar të autopsisë së Oliver Ivanoviqit, bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri. /kp/.

You may also like

Edhe Jakup Krasniqi del kundër Thaçit

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka