Rexhep Selimi: ’Kosova të ecë përpara, Serbisë le ti dalë flaka’ (Video)

Rexhep Selimi: ’Kosova të ecë përpara, Serbisë le ti dalë flaka’ (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për Kosova Post, ka konfirmuar se Kosova po bënë ushtrinë e saj, jo në atë formë sikur, që është ëndërruar nga qytetarët e saj, por thotë ai edhe kështu si do të bëhet me kompetenca ekzekutive tani për tani është një sukses, me tendencën që në një të ardhme të afërt kjo forcë të marrë formën e plotë të ushtrisë.

Ai, kujton edhe sigurinë nga SHBA-të, se Ushtria e Kosovës nuk përbën rrezik për askënd, prandaj ne do ti kryejmë punët tona, pavarësisht kundërshtimeve dhe presioneve të vazhdueshme të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, ka parasysh se Serbia do të vazhdon me presione e propaganda të dominojë në Kosovë, mendon se Kosova duhet të ecë përpara e “Serbisë flaka le ti dalë”.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i gjeni në intervistën e realizuar nga Kosova Post.

Kosova Post: Z. Selimi a po jetësohet ëndrra e qytetarëve të Kosovës a po bëhet Kosova me ushtri me 14 dhjetor?

Rexhep Selimi: Më 14 dhjetor Kosova do ta votoj ligjin e ri për FSK-në. FSK-ja e djeshme do të jetë një FSK e nesërme. Do donim që ta kishim edhe aspektin nominal që do të ndodhte me ndryshime kushtetuese, që FSK të bëhet ushtri, por FSK do të vazhdojë të jetë FSK me kompetenca të reja, shumë të nevojshme shumë domethënëse, shumë esenciale të cilat ndryshime ne e i kemi mbështetur, madje i kemi kërkuar sa e sa herë, edhe kemi deklaruar se në mungesë të mundësive të ndryshimeve kushtetuese ne si Grup Parlamentar i Vetëvendosjes i mbështesim edhe ndryshimet ligjore që e avancojnë rolin e FSK-së, rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe mbrojtëse të FSK-së dhe besojmë, qëe po bëhet ajo çfarë ka qenë e mundur të bëhet sa i përket ndryshimeve ligjore.

Kosova Post: A është kjo ushtri ëndrra që keni pasur ju dhe ish luftëtarët tjerë?

Rexhep Selimi: Mundë të bëhet edhe, që Kosova të ketë ushtrinë e saj ashtu siç e meriton dhe siç duhet. Ndryshimet ligjore që FSK-së, i dhënë të drejtat kompetencat dhe detyrat e tjera nuk duhet të jetë fjala jonë e fundit, është një hap shumë i rëndësishëm, por jo qëllimi final. Por tash për tash kaq ka mundur të bëhet. E mirëkuptojmë situatën i mbështesim këto, por kjo nuk duhet të konsiderohet si realizim i ëndrrës së qytetarëve si realizim i asaj që e duan qytetarët e Kosovës e mbi të gjitha, çfarë shteti i Kosovës duhet ta ketë. Pra, do të vijë një ditë tjetër që Kosova do t’i ketë forcat e saj të armatosura të nominuara si të tilla dhe ne në atë rrugë po shkojmë edhe me një hap tjetër me ndryshime ligjore. Mos të harrojmë ka shumë hapa që është dashur të kalohen deri këtu që nga UÇK-ja, transformimi i saj në TMK, pastaj në FSK. Tash me ndryshime ligjore që FSK-së i japin kompetenca të reja duket dhe në të ardhmen na presin edhe hapa tjerë që Kosova të jetë e barabartë me shtetet tjera me forcat e saj të armatosura pa limitime, pa kushtëzime dhe pa ndërhyrje të atyre që nuk e duan shtetin e Kosovës nga jashtë. Së bashku me aleatët tanë një ditë do ta bëjmë edhe Forcën e Armatosur të Kosovës, si një forcë që do të ketë partneritet edhe me aleatet dhe misione të përbashkëta, sepse tek e fundit ky është trendi global i kontributit për sigurinë.

Kosova Post: Po shohim reagimet e fundit nga NATO-ja, a ka Kosova mbështetje për ta bërë ushtrinë. Mbrëmë Amerika veç u deklarua pro saj?

Rexhep Selimi: Nuk është ndonjë situatë e re nga NATO, pra nuk ka bërë NATO, regres në deklarimet e saj, absolutisht. Kështu vërejtje kemi pasur edhe me parë, ka pasur kujdes të shtuar të NATO-së, për shkak se ka një mision në Kosovë, dhe kjo është më se e kuptueshme. Edhe vet procesi i dialogut po e vështirëson një qasje të çartë nga NATO, në vend që ta ndihmonte procesi i dialogut e ka penguar që deri me tani Kosova të ketë avancime të tilla, por sido që të jetë, ajo çfarë ka deklaruar dje sekretari i përgjithshëm i NATO-së, ne nuk e morëm si ndalesë, por si kujdes normal i NATO-së, se çfarë po ndodhë në Kosovë, por gjithsesi shumë domethënës është edhe përkrahja e SHBA-së, për ketë rritë të FSK-së, duke i siguruar të tjerë që asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë askujt nëse Kosova ka kapacitet e saj mbrojtëse të sigurisë dhe ato ushtarake. Përkundrazi sa më e përgatitur të jetë FSK-ja, aq më e sigurt do jetë paqja dhe siguria në rajon dhe Kosova me ketë hap do të jetë akoma më gatshme t’u jap aleatëve tanë, botës siguri më të madhe. Në vend që të konsumoj Kosova do të prodhojë siguri.

Kosova Post: Po e vërejmë se Serbia është e ‘sikletosur’ që Kosova po e bënë Ushtrinë e saj, dhe po bënë të pamundur të bllokojë formimin e saj, a do t’ia arrijë qëllimit?

Rexhep Selimi: Serbinë nuk duhet ta dëgjojmë. Ajo mbi të gjitha e ka hallin e shtetit të Kosovës. Po ta dëgjojmë Serbinë, duhet ta zhbëjmë shtetin e Kosovës, po ta dëgjojmë atë ne do të kthehemi në kohën e Millosheviqit, andaj edhe zhurma që bënë Serbia për ushtrinë nuk i ka të fokusuara pikërisht vetëm te formimi i ushtrisë, sepse problem për Serbinë del të jetë Kosova dhe pavarësia e saj. Kosova Post: Si një ish luftëtarë i UÇK-së, çka i kishit thënë Serbisë në ketë rast për këto tentimet e saj? Rexhep Selimi: Serbia duhet t’i kthehet vetvetes, të mos e kthej kokën kurrë nga Kosova për ta pushtuar ose për ta pasur në ndikimin e saj. Kosova është shtet i pavarur, që ka fituar me luftë e me gjak lirinë dhe asnjëherë nuk do lejojë që të jetë n; ndikimin e Serbisë. Në një aspekt me fjalë popullore “flaka i daltë Serbisë”. Ne kemi punët tona në një të ardhme, jo tash mund të llogarisë edhe në fqinjësi të mirë, por tash për tash as fqinjësi të mirë nuk mund të kemi për shkak të qasjes së saj, jo për shkakun tonë. Kështu që Serbia sa më larg Kosovës më mirë do jetë edhe për të.

Kosova Post: A do jetë Ushtria e Kosovës shembull për rajonin në të ardhmen?

Rexhep Selimi: Që të jetë shembull Ushtria e Kosovës është një sfidë, kjo varësisht edhe nga ndërtimet tona të brendshme shtetërore. Kosova ka unitet për ushtrinë, do të duhej të kishim një qasje të tillë edhe me përfaqësuesit e serbeve në Kuvendin e Kosovës, por po del që në Kuvendin e Kosovës nuk ka përfaqësues të qytetarëve serb të Kosovës, ka përfaqësues të Serbisë. Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës përfaqëson interesat politike dhe shtetërore të qeverisë së Serbisë./Mirjeta Dervishi.