Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se, sot do të rivarrosen eshtrat e martirëve të gjetur në Kizhevak të Serbisë, transmeton Kosova Post.
Ceremonia e rivarrimit, sipas tij, do të fillojë në ora 14:00.
“Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka shkruar ai.
Javën e kaluar përmes pikës kufitare në Merdarë janë sjellë eshtrat e shtatë trupave dhe dy ribashkim të masakrës së Rezallës.
Këto mbetje mortore janë gjetur në varrezën masive në Kizhevak.