Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka mbajtur konferencë për mediet për publikimin e rezultateve preliminare.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se qytetarët mund të informohen përmes faqes zyrtare të KQZ-së.
Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.
“Duke iu falënderuar shumë për angazhimin tuaj gjatë ditës së sotme duke raportuar për procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së, dua t’iu njoftoj se sonte nuk do të ketë një konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare”.
“Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediet që t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani. Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale”.
“Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare. Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”.
19 komuna të Kosovës nga 38 do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, sipas rezultateve aktuale.
Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vetëvendosja është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, gjithsej dhjetë, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.
LDK-ja është në nëntë komuna në balotazh e PDK-ja në tetë.
Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh:
Prishtinë, VV – LDK
Gjakova, AAK – VV
Drenas, PDK – Driton Ajazi
Gjilan, VV – LDK
Dragash, PDK – LDK
Istog, LDK – AAK
Kaçanik, PDK – VV
Klinë, AAK – PDK
Fushë-Kosovë, LDK – VV
Kamenicë, PSD – VV
Podujevë, VV – LDK
Prizren, VV – PDK
Shtime, PDK – VV
Viti, LDK – VV
Vushtrri, PDK – LDK
Malishevë, Nisma – PDK
Junik, AAK – LDK
Mamushë, Nisma – PDK
Kllokot, Lista Serbe – SNS
Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.
Përparim Rama nga LDK ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.
Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.
***
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.
I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave.
Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.
Numërohen mbi 50 % të votave në Prizren, prin Mytaher Haskuka
Në Prizren janë numëruar mbi 50 % të votave deri tani, më saktësisht 56.51 %, ku po prin Mytaher Haskuka.
Kandidati i Vetëvendosjes momentalisht ka 41.28% të votave të numëruara deri tani ose 13.502 vota derisa pas tij është Shaqir Totaj i PDK-së me 30,67% ose 10.033 vota.
Anton Quni i LDK-së po radhitet i treti, me rezultatet e deritanishme, me 14,90% ose 4874 vota.
Rezultatet aktuale japin shenjë se Prizreni mund të shkojë në balotazh mes Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes dhe Shaqir Totajt të PDK-së.
Fushë-Kosova drejt balotazhit
Fushë-Kosova po shkon drejt balotazhit në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.
Burim Berisha nga LDK, kryetar aktual është duke prirë me 48.58 për qind të votave pas numërimit të 62.9 për qind të votave.
Në vend të dytë është Enver Bajçinca i VV-së me 25.98 për qind të votave.
Rrahim Tërnava i PDK-së ka 23.09 për qind të votave.
Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit
Janë numëruar mbi 60% të votave në komunën e Gjilanit. Sipas këtyre rezultateve, po udhëheq kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni me 45% të votave, i pasuar nga kryetari aktual, Lutfi Haziri me afër 43% të votave.
Sipas këtyre rezultateve, në këtë komunë do të duhet të zhvillohet një raund i ri i votimit për kryetar të Gjilanit.
Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.
I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.
Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.
Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.
Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.
Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.
Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.
Ky kandidat po prin bindshëm në Obiliq
Në Komunën e Obiliqit po prin bindshëm kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Gashi.
Sipas të dhënave të KQZ’së nga numërimi i rreth 14 mijë votave, Gashi ka 50.49 përqind.
Pas tij renditet Halil Thaçi i Vetëvendosjes me 20.73 përqind, pasuar nga Mehmet Krasniqi i LDK’së me 9.80 përqind.
Goran Dancetovic me 7.27 përqind, Ajet Berisha me 6.26 përqind, Xhelal Krasniqi me 2.94 dhe Hanefi Musliu me 2.51 përqind.
Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.
Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.