Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e kandidatëve të zgjedhur për Kuvendet Komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas rezultateve tzyrtare, në Prishtinë prin Lëvizja Vetëvendosje me 17 vende.
Më pas vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 14 vende.
Partia Demokratike e Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës do t’i ketë nëntë vende.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në KK të Prishtinës do t’i ketë gjashtë vende.