Pasi humbi garën për të parin e Malishevës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj do të tërhiqet nga politika.
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj në facebook.
Ndërkohë që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar 53.19 %, ndërsa Kilaj 46.81%.