Ribery refuzon të fotografohet me birrë në dorë për arsye fetare (video)

Ribery refuzon të fotografohet me birrë në dorë për arsye fetare (video)

Futbollisti francez që luan për skuadrën e Bajernit të Mynihut, së fundi ëshët vënë në qendër e vëmendjes së publikut gjerman, pasi refuzoi të mbajë një gotë me birrë në dorën e tij, me rastin e fotografimit tradicional i cili paralajmëron fillimin e Oktoberfestit, koinçiduar dhe me ditëlindjen e shokut të skuadrës, Thomas Muller.

Një akt të ngjashëm ai e ka bërë dhe më parë dhe se ka shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me arsye fetare. Futbollisti francez kaloi në Islam në vitin 2002.

Sa për kujtim, Ribery katër vjet më parë, gjatë festimit të titullit të kampionit, kritikoi ashpër lojtarin Boateng i cili e lagu atë me birrë, duke shpjeguar se ai është mysliman dhe se feja e tij nuk lejon alkoolin, shkruan te sheshi. Të njëjtën gjë bëri dhe Shkodran Mustafi pak kohë më parë, ndërsa refuzoi të mbante afër një pije alkolike gjatë një konference shtypi, po për të njëjtat arsye.

Image result for franck ribery

You may also like

Islami dhe Perёndimi nuk janё kontradiktё

Sipas njё studimi tё institutit tё Uashingtonit “Pew