Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtëm. Por, priten edhe reshje të dobëta lokale shiu.
Ditëve të para të javës së parë të muajit maj, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e ditën e martë mund të priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat pësojnë një rënie. Nga dita e mërkurë, më shumë diell dhe ngrohtë.
Koncentrimi i pluhurit saharian, në ditët e fundjavës pritet të arrijë kulminacionin, që mund të ndikoj në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ku indeksi kohëpaskohe mund të kalojë edhe në vlera të dobët. Por, në përgjithësi mbetet përreth vlerave mesatare dhe të pranueshme. Nga e hëna pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, e indeksi do të luhatet brenda vlerave të mira dhe të pranueshme.
1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu.