Moderatorja, Kiara Tito ka folur për jetën private.
Ajo ka zbuluar se është single dhe e fokusuar në punën e saj si udhëheqëse e emisionit.
Mirëpo nëse ish i dashuri i saj do i kërkonte të rikthehej, ajo do e mendonte si mundësi.
“Çfarë do bëje nëse ish-i jot të kërkon të riktheheni?”, u pyet Kiara. Ajo u tregua shumë e sinqertë dhe e hapur teksa tha: Do ta rimendoja”.
Ajo po ashtu ka treguar se ajo nuk e lidhur me Mozzik ashtu siç është pretenduar në media.
“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, ka thënë ajo.