Mungoi 9 ndeshje rradhas, por pas 9 ndeshjeve ai u rikthye prapë në formacionin startues të Arsenalit menjëherë pas lëndimit, shkruan KosovaPost.
Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka, i cili ishte lënduar në ndeshjen ndaj Brighton.
Mesfushori kosovar i kishte munguar edhe menaxherit të kësaj skuadre, Arteta i cili tha: “Rikthimi i Xhakës është lajm i mrekullueshëm për Arsenalin”
Vlen të theksohet se Arsenali mbrëmë pësoi humbje nga skuadra e Everton, me rezultat përfundimtar 2-1, ku Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë.