Rita Ora në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë

Rita Ora në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet të festohet në mënyrë madhështore.

Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe një dekadën e pavarësisë së shtetit më të ri të botës. Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura aktivitetet shtetërore, që do të mbahen atë ditë, një surprizë e bukur po i pret qytetarët e Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në botë, Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishëm për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë së vendit. Ajo që ka ditur të prezantojë më së miri Kosovën nëpër botë, Rita orë do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar lajm.m.

“Rita Ora do të vije në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë. Kemi rënë dakord që ajo do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli. Pra zoti Pacolli i ka ofruar mundësinë që të vije me avionin e tij pasi që ajo është ambasadore e Kosovës që përfaqëson vendin më së miri nëpër botë”, ka thënë ai.

Related Posts

You may also like

Kryeministri ka një mesazh për qytetarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi