Rita Ora në Prishtinë, ja mesazhi i saj për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

Rita Ora në Prishtinë, ja mesazhi i saj për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

Këngëtarja më famë botërore Rita Ora, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky do jetë koncerti i parë i Rita Orës në vendin e saj të lindjes.

Edhe pse ardhja e yllit me famë botërore u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli këngëtarja ka lajmëruar edhe vetë ardhjen e saj përmes rrjetit social “Instagram”.

Postimi i saj ishte shkruar në anglisht dhe në shqip dhe shoqërohej me një foto të një bluze të Ritës që lexonte “Kosova”.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita“- ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare në Instagram.

Related Posts

You may also like

Kompania “Nord Stream 2AG” lëshon në lumë 90.000 peshq salmon

Kompania “Nord Stream 2 AG”, që kryen punët