Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës që ka eksportuar Kosova.
Ajo është lindur në Prishtinë dhe vetëm një vjeçe është larguar me familje ne saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku ka pasur shpërthimin e saj në muzikë, në vitin 2012 e tutje.
Ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë kur për Radio Televisionin Publik të Kosovës (RTK), kishte shpalosur aspiratat e saj për t’u bërë një yll ndërkombëtar, fillimisht i aktrimit (inspiruar nga gjyshi i saj regjisor) e më pas një yll i muzikës.
“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita e vogël adoleshente teksa fliste pak shqip, pak anglisht.
Në përshkrimin e kësaj videoje të hedhur në InstaStory, Ora shkroi: “”E dija se çfarë doja. Që kur isha fëmija thash se dua të bëhem aktore dhe shpresoja që muzika do të më ngriste lart (qesh). Uau, jeta është një çmenduri”.
Trashëgimia artistike e Ritës rrjedh nga gjyshi i saj, regjisori me origjinë nga Peja, Besim Sahatçiu, i cili ka qenë një emër i njohur i regjisë dhe filmit, jo vetëm në kosovë po në mbarë Ish-Jugosllavinë.