Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli është takuar sot me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Akademisë së Shkencave, universiteteve dhe ekspertë të pavarur, përcjell KosovaPost.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë hartimit të Strategjisë ne jemi siguruar të kemi transparencë dhe përfshirje të të gjithë akterëve relevantë në mënyrë që rezultatet të sjellin përfitime për secilin qytetar e biznes të Kosovës”.
Ajo ka treguar se objektivat kryesore të Strategjisë së Energjisë 2022-2031 janë rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji, përballueshmëria financiare për konsumatorët, si dhe rruga drejt procesit të dekarbonizmit.