Robbie Williams shkakton skandalin e parë në Botërorin, Rusia 2018

Robbie Williams shkakton skandalin e parë në Botërorin, Rusia 2018

Superylli britanik, Robbie Williams, ka shkaktuar skandalin e parë qysh në ceremoninë hapëse.

Pasi mahniti të gjithë me performancën e tij, Robbie u sigurua të tërheqë vëmendjen.

Ai kamerës në një moment ja drejtoi gishtin e mesëm. Nuk dihet arsyeja pse e ka bërë ai këtë.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar spekulimet se ai këtë gjest e bëri në drejtim të atyre që nuk e përcjellin Kampionatin Botëror.

Por, si gjithnjë, ata që e njohin britanikun e dinë se ai gjithmonë sigurohet që të tërheqë vëmendjen me skandale të ndryshme.

Robbie Williams performoi hitet “Feel”, “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, para një publiku të gjerë prej 81 mijë shikuesish dhe miliona të tjerë në ekranet televizive.

Ai performoi në një koreografi spektakolare me Aida Garifullinan, sopranon e njohur ruse. /Telegrafi/

Image

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën