“Zhurong” pritet të kalojë rreth tre muaj në planet për të studiuar materien e tij, sipërfaqen dhe atmosferën, shkruan Kosova Post.
“Rover Zhurong” i Kinës tashmë i ka dërguar fotografitë e para të “Planetit të Kuq”, pas uljes në sipërfaqen e tij, një akt historik ky, i realizuar gjatë fundjavës.
Ky është misioni i parë për këtë pajisje – shkruan Al Jazeera.
Qëllimi i dërgimit të këtij roboti inteligjent nga Kina, është që ta studiojë dheun dhe sipërfaqen e planetit, si dhe atmosferën.
Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës, të mërkurën, publikoi imazhet e marra nga kamerat e bashkangjitura, të cilat tregonin pajisjet për shmangien e pengesave dhe panelet diellore në automjet, si dhe strukturën e sipërfaqes së planetit.
“Njerëz të internetit, imazhet e Marsit të cilat keni dëshiruar t’i shihni, janë këtu!”, tha agjencia hapësinore në një postim në media sociale, duke i shpërndarë imazhet.
“Zhurong”, i emëruar sipas një perëndie mitike kineze të zjarrit, mbërriti disa muaj pas hetimit të fundit të Shteteve të Bashkuara në Mars.
Ky mision pritet të zgjasë tre muaj, ndërsa vetëm zbarkimin e sondës, Kina e ka cilësuar si çast historik./KosovaPost/