Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj sulmeve që ndodhën sot dhe presionit që iu bë gazetarëve që raportuan nga ngjarjet në veri të vendit, përcjell KosovaPost.
Përmes Twitter-it, Rohde u shpreh se dhuna është e papranueshme dhe duhet hetuar.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi që gazetarët ta bëjnë punën e tyre
“I shqetësuar për raportimet e sotme për presion dhe sulmet ndaj gazetarëve. Është shumë me rëndësi që ata ta bëjnë punën e tyre. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet”, shkruan Rohde.
Mbi 20 gazetarë u sulmuan në veri, flet kryetari i AGK-së
Ndryshe, mbi 20 është numri i gazetarëve që janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre derisa situata ishte e tensionuar në veri të vendit.
Sipas informacioneve që ka Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, asnjëri nga ta nuk ka pësuar lëndime, por presioni që u është bërë është i papranueshëm.