Roli i ulemasë ndaj regjimeve tiranike!

Roli i ulemasë ndaj regjimeve tiranike!

Shkruan: Jasir Kadi

Çështja e pushtetarëve despotik dhe qeverive tiranike dhe si duhet vepruar ndaj tyre nuk është pyetje e lehtë sikurse që do të dëshironin të jetë ashtu. Ne që jetojmë në Perëndim të mësuar me nivelin e lirisë politike për dallim nga dijetarët e Lindjes së Afërt të cilët këtë thjeshtë nuk e kanë, krahasimi është i dukshëm në mes tyre. Ekziston një spektër i mënyrave në të cilat ”ulemaja ndaj këtyre regjimeve sillet si ndaj tiranëve mbi të cilët ata sundojnë”.

1- Shumica kanë zgjedhur rrugën e qetësisë, dhe janë përkushtuar mësimit dhe ligjërimit të shkencave fetare, plotësisht duke u izoluar nga ngjarjet aktuale.

2- Disa kanë bërë thirrje në kryengritje gjithëpërfshirëse. (Duke lënë anash parimin islam për të, ngjarjet në pesë vitet e fundit pas Pranverës arabe, të paktën duhet studiuar dhe analizuar në rast se dikush ndjen se kjo është mënyra më emirë për përmirësim.

3- Tjerët dukshëm nuk i mbështesin këto qeveri, por as nuk bëjnë thirrje në rebelim. Disa ndoshta edhe në mënyrë indirekte kritikojnë hapat e këtyre despotëve. Ndërsa në regjimet tiranike këto konsiderohen tradhti (rasti i shejhut Selman el Avdas është shembulli më i mirë për këtë).

4- Por, të tjerët flasin në kuptim të përgjithshëm duke përmend se tekstet islamike dhe hadithet bëjnë ftesë gjenerale në një lloj mbështetje atyre që janë kompetent, dhe gjersa urdhërohet e keqja, dëgjueshmëria është e obligueshme.

5- Në fund, kemi ndjekës të dukshëm-simpatizues me mjekra dhe galabia të cilët sundimtarët i lavdërojnë me epitete të lavdit dhe përpilojnë himne me të cilët do të turpëroheshin edhe sahanlëpirësit më budallenj të vet Donald Trumpit. Për fat të keq, individët e caktuar nuk i parandalon as Haremi i shenjtë nga përkuljet e tilla dhe as që janë në gjendje që hytbet (ligjëratat) e tyre të pastrojnë nga lajkat të cilët i bëjnë sundimtarëve të tyre.

Ata të cilët në mes neve jetojnë në liritë relative të cilët ofrojnë vendet perëndimore nuk duhet të akuzojnë askënd prej tyre të cilët kanë vendos të heshtin ose të flasin në kuptim të përgjithshëm (apo të zgjedhin njërën nga këto katër kategori). Nuk do të dinit se çfarë juve kishit bërë po të gjendeshit në këto rrethana. Ndërsa, këtë kategori të pestë, duhet të gjithë neve të pranojmë si kundërshtim total të udhës së drejtëve dhe ulemasë së madhe të fesë sonë. Do të gjeni shembujt e dijetarëve, të respektuar dhe të vlerësuar nga të gjithë neve, të cilët gjenden në ndonjë nga katër kategoritë e përmendura më lartë.

Por, e pamundshme është të gjendet alim (dijetari) i vërtet me integritet dhe respekt i cili ka rënë aq postë për të mbështetur dhe ndihmuar tiranin. Të gjithë ata të cilët kanë bërë këtë kanë humbur respektin të cilëve Allahu iu ka dhënë në këtë botë, ndërsa fati tyre është në duart e Allahut. Këto grupe dijetarësh të cilët ligjërojnë për”dëgjueshmërinë ndaj sundimtarëve” duhet kuptuar ndryshimin, sidomos në mes të dy kategorive të fundit. Duke folur në kuptim të përgjithshëm, bile edhe duaja (lutja) për referim sunduesit, nuk është e njëjtë sikurse përkulje e shpinës, zvarritje për simpati dhe shitje të dijes dhe nderit për çmim të mjerë dhe të vockël.

Njashtu duhet theksuar edhe një gjë. Për fat të keq, shumë selefi modern hyjnë në kategorinë e pestë kur është në pyetje Arabia Saudite, por edhe imamët e mëdhenj të cilët ata i referohen, sidomos imam Ahmedi dhe shejhu ibn Tejmije , do të ishin shembuj më të mirë që do të hynin në kategorinë e tretë.

Dhe jo vetëm, selefitë janë ata të cilët mund të kritikohen këtu. Përpjekjet më të reja të Emirateve dhe aleanca tragjike me dikur sufitë të çmuar është kundër asaj me të cilët krerët e tesavufit kanë mësuar dhe praktikuar. Alimët (dijetarët) kurrë nuk do të duhej lidhen me sundimtar gjer në atë masë sa integriteti i tyre të bie në atë shkallë të ultë.