Pep Guardiola tha se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola edhe kur të jetë 75 vjeç.
“Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij. Ai do të jetë 75 vjeç, ndoshta në pension, por do të jetë në kopshtin e tij duke luajtur një lojë dhe do të shënojë gola”, tha Guardiola.
“Këta tipa djemsh, si Messi, si ai, çfarë kanë bërë në dekadën e fundit në futbollin botëror duke shënuar gola, gola dhe gola dhe duke ndihmuar ekipin e tyre të fitojë, flet vetë”, u shpreh spanjolli për Sky Sports, transmeton Klankosova.tv.
“Është mirë për Premier Ligën që ai është kthyer. United i përket Cristianos dhe Cristiano i përket United. Është një përshtatje e mirë. Ishte në të kaluarën. Ndoshta do të jetë në të tashmen dhe të ardhmen. Do të shohim”, shtoi trajneri i Manchester Cityt.
Ronaldo iu bashkua Unitedit këtë verë, duke u rikthyer në klub pas më shumë se një dekade larg, dhe ai do të udhëheqë linjën sulmit për Djajtë e Kuq në derbin me Manchester Cityn në këtë fundjavë.