Ronaldo kritikon Neymarin

Ronaldo kritikon Neymarin

Neymar Jr është lojtari më i shtrenjtë i momentin dhe shumë shpejt pritet që të sundojë botën e futbollit. Talenti në këmbët e tij është i mrekullueshëm dhe për këtë arsye PSG pagoi 222 milionë euro tek Barcelona për ta marrë brazilianin në radhët e vetë. Ronaldo “Fenomeni” ka folur pa dorashka në një intervistë për Zicon në YouTube duke e kritikuar bashkëkombësin e tij për këtë lëvizje të papritur gjatë merkatos së verës.

“Secili vendos vetë për sfidat që do të përballojë, por mendoj se Neymar bëri një hap pas në aspektin sportiv. Edhe unë u largova nga Barcelona tek Interi, por në kohën time kampionati italian ishte shumë më i fortë.”

Por momentalisht ajo që po bën Neymar tek PSG është mahnitëse, pasi ai po shkëlqen në fushë si na kampionat por edhe në arenën ndërkombëtare, ku ka shënuar dhe asistuar shumë. Por gjithcka do të kuptohet në fund të sezonit pasi të bëhet bilanci i arritjeve, nëse vendimi i sulmuesit brazilian për t’iu bashkuar PSG-së ka qenë ose jo i drejtë.

Related Posts

You may also like

Individi fetar në shtetin sekular

Shkruan: Abdullah Klinaku E drejta për të manifestuar