Christiano Ronaldo nuk do t’i ribashkohet me bashkëkombësin Jose Mourinho, raporton Corriere dello Sport.
Ka pasur thashetheme që pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon një largim nga Manchester United, por edhe nëse ndodh ndryshimi i skenarit të tij, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nuk do të zbarkojë në kryeqytetin italian pasi që Giallorossi nuk kanë para për ta financuar një marrëveshje të tillë.
Sipas raporteve në Angli, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United. Sipas thashemeve të këtij afati kalimtar në Angli dhe Spanjë, asi portugez do t’i thotë lamtumirë Djajve të Kuq, pasi që nuk ka ndonjë miqësi me ten Hag, i cili dëshiron që të fokusohet në profile të tjera: Ronaldo mendon që të largohet nga Anglia por deri me tani nuk ka pasur interes për të në tregun e transferove. Thashethemet thonë se ai mund të kalojë në Sporting Lisbon por po ashtu edhe në Romë, të cilët po kërkojnë një lojtar që rrit cilësinë e skuadrës me përvojën e tij.
Por, kalimi në Romë, megjithatë, nuk do të bëhet, pasi që thashethemet vazhdimisht janë mohuar nga klubi që e kanë distancuar sjelljen e Cristiano Ronaldos. Arsyet janë të ndryshme.
Para së gjithash, Roma nuk dëshiron që të vë bast në një lojtar 37 vjeçar, i cili së paku dëshiron kontratë dy vjeçare. Paga po është është një element i rëndësishëm. Ronaldo fiton 23 milionë euro neto për sezon, edhe nëse përgjysmohet kjo pagë kjo do të rriste shpenzimet e klubit nga kryeqyteti italian. Ronaldo nuk do të përfitonte nga shkalla e tatimit, një fakt që e largon këtë lojtar edhe më shumë nga Roma.
Për më shumë, duhet të merren në konsideratë edhe marrëdhëniet jo të mira Ronaldo dhe Mourinho gjatë kohës së tij në Real Madrid. Megjithatë, këto marrëdhënie mund të korrigjohen, ashtu si ndodhi me Special One dhe Mkhitaryan, por do të ishte rrezik të shihje këto dy elemente karizmatike në Trigoria si Mou dhe CR7 pa një qetësi të duhur.