Portugalia shënoi fitore ndaj Izraelit në miqësoren e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar mbrëmë (e mërkurë) në stadiumin “Jose Alvalade” përfundoi me rezultatin 4-0.
Bruno Fernandes ishte autor i dy golave në këtë ndeshje, teksa nga një shënuan edhe Cristiano Ronaldo e Joao Cancelo.
Për Ronaldon ishte ky goli numër 104 për Portugalinë dhe tani është vetëm pesë gola larg rekordit historik.
Ish-sulmuesit i Iranit, Ali Daei, mbanë rekordin me më shumti gola të shënuar për kombëtare. Ai kishte shënuar 109 gola.
Ky rekord mund të barazohet ose të thyhet nga Ronaldo, duke marrë parasysh se ai bashkë me Portugalinë do luajnë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” që fillon nesër. /Zeri.info