Ronaldo: Salah mund ta fitojë Topin e Artë këtë vit

Ronaldo: Salah mund ta fitojë Topin e Artë këtë vit

Cristiano Ronaldo beson se sensacioni i Liverpoolit, Mohamed Salah, është konkurrent i mirëfilltë për ta thyer dominimin një dekade të gjatë të tij dhe Lionel Messit në garë për Topin e Artë.

Salah ka gëzuar një sezon ta mahnitshëm debutues për Liverpoolin, duke e fituar Këpucën e Artë në Premierligë dhe shënuar 44 gola në të gjitha garat, transmeton Express.

Forma e tij e jashtëzakonshme e egjiptianit iu ndihmoi “Të kuqve” ta arrijnë një finale befasuese të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të Ronaldos, por ëndrra e bukur e tij përfundoi në lot pasi lëndimi në krah e detyroi ta braktiste shumë herët ndeshjen e humbur 3-1 në Kiev.

Ronaldo, i cili i ka ndarë me Messin nga pesë Topa të Artë secili që prej vitit 2008, shpreson se egjiptiani do të jetë shëndoshë dhe i gatshëm për Kupën e Botës.

“Salah ka qenë ndër zbulimet e vitit”, ka thënë Ronaldo.

“Shpresoj se lëndimi në finale në Kiev nuk do ta mbajë jashtë Botërorit”, shtoi ai.

“Shumë njerëz flasin për betejën për Topin e Artë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka edhe lojtarë tjerë që kanë shanse për t’u futur në garë. Salah natyrisht është njëri ndër ta”, theksoi Cristiano.