Ylli portugez Cristiano Ronaldo është ftuar që t’i bashkohet klubit italian Udinese Calcio.
Kjo pasi sulmuesi 37 vjeçar ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke u përpjekur që të largohet nga skuadra Manchester United, shkruan Goal, transmeton kk.
Ai është i etur për të gjetur një rrugëdalje nga Old Trafford gjatë dritares së fundit, pasi qëllimi i tij ishte të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe në garë për fitore të mëdha.
Tani ish-yllit të Juventus i është kërkuar që ta shqyrtojë një kthim në Itali duke iu bashkuar skuadrës Udinese.