Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë, shkruan Kosova Post.
Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media e Qeverisë së Kosovës.
Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e tyre.
Kujtojmë se përveç Rozafa Kelmendit, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës është edhe Përparim Kryeziu.