Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Pejë, shkruan Kosova Post.
“Pejë 11.06.2021 – 17:45. Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal –Pejë për tretman mjekësor si pasojë e rrahjes nga dy te dyshuar meshkuj kosovar” – thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se “ndërkohë deri sa policia ishte në kërkim te dyshuarve, vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarve dhe me armë kishte kanosur familjarët si dhe te dyshuarin e mitur i cili kishte qenë në shtëpi. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar armën pistoletë me një karikator dhe 11 fishekë si dhe nga i dyshuari i mitur kishte konfiskuar një thikë, ndërsa njëri prej dëshmitarëve –pjesëtar i familjes kishte dorëzuar një pushkë ajrore.”
Si rrjedhojë, policia ka arrestuar tre të dyshuarit meshkuj “dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/