R.U, infermier në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës derisa po kryente shërbime për pacientët.
Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar Shërbimi, Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
SHSKUK i quan shqetësuese sulmet e tilla.
“ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj infermierit R.U në Spitalin e Mitrovicës. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, dënon sulmin ndaj infermierit R.U në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve”.
“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”.