Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se u përfshin në një rrahje mes vete dhe dy femrave.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit e përfshirë në rast janë familjarë mes vete.
Viktimat dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë duke marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.