Rrahje masive në parlament, kandidatin e përkohshëm për kryeparlamentar e sulmojnë deputet e partisë së tij (VIDEO)

Gjatë ceremonisë së betimit të Jorge Calix, kryetarin e ri të përkohshëm të Kongresit në Honduras, të premten shpërtheu një rrahje masive.

Derisa Calix po bënte betimin, disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në skenë, duke bërë që situata të eskalon dhe të vijë deri të rrahja, transmeton Telegrafi.

Në prapavijë dëgjoheshin britma të vazhdueshme” tradhtarë”, duke mos u ditur fillimisht se kujt i referoheshin këto etiketime.

Calix dhe deputetët e shumtë që kundërshtojnë presidentin e ri të zgjedhur Xiomara Castro janë nga e njëjta parti – e njohur si Libre.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika