Një rrahje masive ka ndodhur sot në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet, transmeton Kososva Post
Bëhet e ditur që së paku një person ka marrë lëndime trupore, dhe i njejti është bartur për në QKUK.
Dyshimet e para janë se në konflikt fizik janë involvuar disa nxënësë, ndërkaq Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashër” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.