Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbuluar, por sipas informacioneve të para e dyshuara V.B., e kishte sulmuar viktimën me boksa, duke i shkaktuar lëndime trupore, por që situata nuk kishte eskaluar më tej, pasi kanë ndërhyrë përgjegjësit e lokalit dhe i kanë ndarë dy palët e përfshira në rast.
Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shoqëruar dy të rejat në stacion policor, për t’u intervistuar lidhur me ngjarjen.
Akoma nuk dihet për vendimin e prokurorit për 26-vjeçaren e cila dyshohet për sulmin ndaj 21-vjeçares.
Sinjali do të ju mabjë të informuar për detajet e reja.