Amir Rrahmani është lojtari i parë i Kombëtares së Kosovës që ka folur pas fitores 2:0 kundër Malit të Zi.
Kosova ka arritur të mposht 2:0 Malin e Zi në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
“Jam shumë i lumtur që nuk pranuam gol, më i lumtur sa që shënova gol”, ka deklaruar shkurt Rrahmani.
Kapiteni Rrahmani shënoi golin e epërsisë për Kosovën në këtë ndeshje.