Shkruqn: Viktor Buzhala
Nuk ka sindikatë në botë që prezanton sektorë të ndishëm për një shoqëri që nuk lëviz prej qendrimeve po iu plotësua gjysma e kërkesave. Sindikatës së Arsimit që në start i ishte plotësuar gjysma. Nuk lëvizën vendit në kërkesa dhe në qendrime. Shihet qartë që qëllimi nuk është ti marrin 100 euro për mësues, por që greva të mos ndërpritet. Rrahman Jashari po e bën këtë për protagonizëm, për promovim të vetvetes, për faktorizim personal. Po u ndërpre greva, Rrahmani harrohet dhe nuk merret kush më me të. Ka disa javë që ai është kryetemë, është njeriu më i përfolur në vend. Rifillimi i arsimit ka me qenë deshpërues për të.
Në rrethanat aktuale, ku Rrahmani lulëzon, i realizohen ambiciet e protagonizmit, e në fund e pëson arsimi, sektori të cilin e kemi ‘Thebër të Akilit’ edhe pa këtë grevë, e kishim edhe pa coroditjen që nga shkaktoi pandemia. Pra, ne arsimin në vend që ta avancojmë, viteve të fundit, si për rrethana objektive, tash edhe për asi subjektive e kemi degraduar tutje.
Greva e mësimdhënësve është legjitime. Realisht, ishte legjitime deri në momentin kur qeveria ia zgjati dorën. Ua dha 50 euro, sikurse u tregoi që Ligji për Paga është proceduar dhe do të miratohet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Asnjë sindikatë nuk kërkon më tepër se kaq. Realisht, sidikatat kërkojnë shumë që të marrin dicka. Greva gjithmonë ndërpritet me kompromis të dyanshëm, pas realizimit të pjesshëm të kërkesave. Sindikata e arsimit ka marrë mjafteshëm për ta ndërperë grevën dhe për ta nisur mësimin. Por, këtë nuk e lejon Rrahmani, pasi shuhet si personalitet publik. I njëjti Rrahman ndërprente grevat e mëhershme pa marrë asgjë, ose kur merrte shumë më pak. Asnjëherë nuk i janë realizuar 100 për qind të kërkesave.
Situata aktuale iu konvenon edhe plot mësimdhënësve, pasi është endërr e tyre që të marrin paga e të mos shkojnë në punë. Iu konvenon edhe që të rrinë e të kërkojnë rritje page, pasi paratë ua kanda secilit. Por, gjithmonë një shoqëri e përgjegjshme i bën kalkulimet: Cka po humbim e cka po marrim. A sakrifikohet komplet arsimi për 150 euro, pasi sdo të merren më tepër deri në miratimin e ligjit.
Tashmë kërkesa e Rrahmanit është duke kaluar nga legjitime, në absurde.