Në kuadër të raportit ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e premte në Viti, përcjell KosovaPost.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se një grua ka sulmuar fizikisht kunatin e saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
Raporti i PS:
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e saj viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisië.