Rralloni këto ushqime!

Rralloni këto ushqime!

Përveç nëse keni ndonjë alergji apo ndonjë problem tjetër, ju nuk keni nevojë ta hiqni asnjë ushqim nga jeta juaj – megjithatë, ka disa ushqime të cilat duhet t’i konsumoni më shumë, dhe disa të cilat duhet t’i konsumoni me modesti.

Mishi

Sipas ekspertëve, nuk është e rekomandueshme të hani më shumë se dy herë në javë mish të kuq, dhe më shumë se tri herë në javë mish pule. Gjithashtu, përfshini në dietën tuaj javore të dy herë edhe peshk.

Buka e bardhë

Të gjithë e dimë se buka e bardhë ka sasi të larta të karbohidrateve të përpunuara dhe sheqerit, e gjithashtu ka sasi të vogël të vlerave ushqyese.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni bukë me fara e cila është e përzier me miell bajamesh.

Djathi

Një lajm i keq për adhuruesit e djathit, mirëpo fatkeqësisht ekspertët thonë se edhe djathi duhet të konsumohet më pak! Sipas tyre, shumica e djathërave të fortë janë tejet kalorik dhe me përqindje të lartë të yndyrës, kështu duhet të konsumoni vetëm 40g djathë në ditë. /t/.

You may also like

Kolegët e ‘tradhtojnë’ Dhurata Hoxhën

Ministria e Financave e drejtuar nga Bedri Hamza