Zyrtari i NISMA-s, Zafir Berisha po e quan ‘ofendim’ të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit, shkruan Kosova Post.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ‘mllefin’ e tij ndaj postit të Vjosa Osmanit, ndërsa duket sikur nuk e duron këtë situatë që në krye të shtetit është një femër.
‘A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?’, ka shkruar Berisha në Facebook.
Berisha shkon aq larg sa që mbajtjen e pozitës së presidentes nga Osmani e cilëson poshtrim, për çka ai kërkon urgjent zgjedhje.
‘Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel’, ka shkruat Berisha.
Postimi i plotë:
A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel.
Kujtojmë se Kosova kishte edhe një presidente femër e ajo ishte Atifete Jahjaga.