Judy Baker lindi në moshën 18 vjeçare. Ajo ishte e pamartuar. Menjëherë pas lindjes ishte bërë presion ndaj saj që ta jepte foshnjën për adoptim.
“Ajo ishte duke fjetur, nuk u zgjua kurrë. Ata e morrën nga unë dhe ia dhanë njerëzve që e prisnin në dhomën tjetër për ta adoptuar. Kjo ishte e tëra, si më ndodhi kjo mua?. Por nëna më priste mua poshtë dhe ne shkuam për të bërë shoping, shkuam për të bërë shoping”, raporton BBC.
Baker është në mesin e qindra grave në Mbretërinë e Bashkuar që ishin të detyruara të japin foshnjat e tyre për birësim në vitet 1950, 60 dhe 70.
Deri në 250 mijë gra në Britani u detyruan të dorëzonin foshnjat e tyre sepse ishin të pamartuara.
Shumë nga to kurrë nuk patën më shumë fëmijë dhe thonë se humbja i bëri ato të jetojnë në hidhërim gjatë gjithë jetës.
Diana Defries kujton se çka I tha një infermiere gjersa po lindte; Ajo më tha: Kjo foshnje është për adoptim, do ta marrë atë. Dhe më kujtohet teksa bërtisja dhe thosha: Ju lutem ma ktheni atë, ma ktheni
“Vetëm mbajë mend gjersa qëndroja e shtrirë atje dhe mendoja se do të ishte më mirë që të vdisja”.
“Thënia ishte: Kjo do të jetë për të mirë, kjo do të jetë për të mirën e fëmijës tënd. Kjo do të jetë më e mira për ju. Sepse nëse vërtet e do këtë fëmijë do të sigurohesh se do të ketë jetë më të mirë dhe jo me ty, gjëja më e mirë që duhet të bësh është që ta japësh”.
Gaynor Weatherley është një nënë tjetër që kaloi në këtë përvojë të hidhur.
“E mban sekret nga shumë njerëz dhe kjo tingëllon asisoj se ti nuk je duke e jetuar një jetë të vërtet”, thotë ajo.
Tani nënat që përjetuan ndarjen nga fëmijët qysh në lindje i kanë shkruar kryeministrit britanik Boris Johnson.
Ato duan nga ai kërkimfalje për dhimbjen dhe vuajtjen në të cilën kaluan dhe shprehen se duhet të dëgjohet zëri i tyre..
Në një deklaratë, ministrja e Fëmijëve dhe Familjeve Vicky Ford tha: “Unë dua të shpreh simpatinë time më të thellë për të gjithë ata që janë prekur nga birësimi historik i detyruar. Ne nuk mund të zhbëjmë të kaluarën, por mund të sigurohemi se legjislacioni dhe praktikat tona janë forcuar ndjeshëm që prej atëherë”, transmeton Klankosova.tv.