Rrëfimet tmerruese të boshnjakëve për kriminelin kroat që piu helmin në Hagë

Rrëfimet tmerruese të boshnjakëve për kriminelin kroat që piu helmin në Hagë

Abdulah Ahmiq është një nga të mbijetuarit e mizorive që ndodhën më 16 prill 1993, kur ushtarët kroatë kishin vrarë 116 civilë boshjakë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe prindërit, vëllau dhe tri motrat e Ahmiq, kurse vetë ai kishte mbijetuar mrekullisht.

Në mesin e ushtarëve që shfarosën boshnjakët ishte edhe Slobodan Pralak i dënuar për krime lufte, që para pak ditësh ia morri vetes jetën duke pirë helm.

Enisa Ahmiq një dëshmitar okular për këto krime, ku humbi 40 anëëtarë të familjes, pohon se ka pritur dënime më të rënda nga Haga.

“Pse këta të ashtuquajtur heronj nuk marrin përgjegjësi, për ta parë të vërtetën me sy. Është e lehtë të jetë një hero që mban armën në dorë, heronj janë ata që kanë qëndruar në frontin e armëve. Nëse ju jeni në gjendje të veproni sipas porosive, ju duhet edhe ta pranoni përgjegjësin”, deklaroi Ahmiq.

Viktima më e re në Ahmici ishte një fëmijë tre muajsh.

Samir Noziq pjesë e ekipit të Qendrës së Mostarit për Paqe dhe Bashkëpunim, tregon disa fakte të tmerrshme.

“Tani kam 46 vjet, sa kishte nëna ime në vitin 1993 kur u vra. Për shkak të nënës sime, dhe të gjitha nënat e tjera që u vranë pa asnjë faj, është shumë e rëndësishme të ketë drejtësi. Ne kemi qenë prej kohësh duke e pritur, por ja që erdhi tani”, deklaroi ai.

Slobodan Praljak ishte shefi i Shtabit Kroat të Mbrojtjes që u dënua me 20 vite burg. Pas vendimit ai nxorri një shishe të vogël ku kishte helm, e të cilën e piu.

Pas mbërritjes në spital, ushtaraku kroat ndërroi jetë.

 

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata