Rrena i ka këmbët e shkurta o prift!

Rrena i ka këmbët e shkurta o prift!

Shkruan: Ajni Sinani

O Shan Zefi nëse e kemi pranuar krishterizmin në mënyrë vullnetare kur nuk e kishim njohur islamin, mos harro se ky popull në mënyrë vullnetare e pranoi islamin kur e njohu atë. Pra vullnetarisht e braktisëm apo e zëvendësuam krishterizmin me islam.

Përfundimi logjik është:

1. E pranuam vullnetarisht (krishterizmin). Dhe e pranuam vullnetarisht (Islamin);
2. Ose e pranuam me imponim (krishterizmin) dhe e braktisëm me imponim atë, për ta pranuar me imponim (islamin).
Faktet historike tregojnë se krishterizmin e braktisëm vullnetarisht. Gjithashtu faktet dëshmojnë se islamin e pranuam vullnetarisht.

Pse si pëlqen Zefit kjo e vërtetë është punë e tij. Ai tregon kopalla. Kam thënë më herët i pari im që u bë mysliman nuk ishte frikacak dhe si pasojë e të qenurit frikacak të bëhej mysliman. Të parët tanë që u bënë mysliman nuk ishin të dobët e jotrima që të bëheshin mysliman. Kurse të parët e atyre që nuk u bënë mysliman na paskan qenë trima prandaj nuk u nënshtruan dhe nuk u bënë mysliman!Vallë 90 përqind e shqiptarëve paskan qenë frikacakë dhe prandaj u bënë mysliman?!
Vallë popujt tjerë sikurse serbët, maqedonët, malazazezët, bullgarët, grekët etj ishin trima prandaj nuk u bënë mysliman?!!!

Disa duan ti japin njollën e turpit dhe tradhëtisë popullit tonë sepse pranoj Islamin. Unë them Allahu i mëshiroftë të parët tanë trima që u bënë mysliman. Krenohemi me ta. Selam