Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, deputeti i vetëm nga komuniteti goran, ka njofuar se mbrëmë ka pasur rrëshqitje dheu në Restelicë, transmeton Kosova.net.
Ai ka thënë se lëvizja tashmë është e vështirësuar dhe se qasja në disa shtëpi është e bllokuar në atë rrugë.
Tutje ai kërkoi nga të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm.
Njoftimi i plotë:
RREZIK NË RESTELICË: NEVOJITET NDËRHYRJE URGJENTE NGA SHËRBIMET KOMPETENTE
Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm.
Adem Hodža