Në institucionet arsimore në Kosovë ka rënë numri i mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me coronavirus, ndërsa aktualisht janë 22 shkolla duke zhvilluar mësim online (skenari C)
Zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Iliriana Pylla deklaroi se numri i nxënësve aktiv me coronavirus është 2 mijë e 768.
“Bazuar në informatat e pranuara nga SIA përmes DKA-ve, procesi mësimor zhvillohet me rikthim në shumicën e institucioneve edukative dhe arsimore. Nga të dhënat e pranuara ju njoftojmë se nga 775 institucione edukative dhe arsimore, 745 janë duke punuar me skenarin e rikthimit. Sipas skenarit A janë 10 shkolla, sipas skenari B, 0 shkolla, sipas skenarit C, 22 shkolla”, deklaroi ajo.
Pylla shtoi tutje se numri i mësimdhënësve aktiv me coronavirus është 572.
“Numri i mësimdhënësve aktiv me coronavirus është 575. Numri i personelit tjetër aktiv me coronavirus është 222. Numri i nxënësve aktiv me coronavirus është 2,768”, sqaroi ajo, për telegrafin.
Numri i nxënësve me coronavirus ka shënuar rënie krahasuar me ditët tjera.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6,767 testime, 1,140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 18.506.
Qeveria e Kosovës më 4 shkurt 2022 ka lehtësuar masat antiCOVID,
Kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.