Rreth 600 mijë euro Qeveria e Kosovës i ka borxh Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si kompensim i pagesave për polisën kufitare për mërgimtarët. Kjo ngase ekzekutivi ka marrë për obligim që t’i mbuluar këto pagesa.
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka thënë se kompensimi do të bëhet pas formimit të komisionit verifikues nga ministria e Financave.
“Në bazë të praktikave deri më tani dhe në bazë të përvojave të këtyre dy muajve të kaluar e kemi një numër që nuk është konfirmuar nga policia kufitare, nëse flasim për total janë rreth 266 mijë euro që na presim se së shpejti ministri Murati ashtu siç e thotë edhe marrëveshja që të formoj një komision dhe grup teknik dhe të marrë mostra në pika kufitare dhe të shihet sa janë lëshua këto sigurime a kanë qenë veturat në kufi, sepse jemi në vit pandemik dhe kjo është sfiduese për ne”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.
Mazreku thotë se në muajin shtator ka lëvizje më pak të bashkëatdhetarëve, ku janë mbi 12 mijë vetura që presin të verifikohen nga polica.
Sipas tij, për çdo muaj dërgojnë në ministrinë e Punëve të Brendshme raport mbi polisat kufitare.